Gara gjithë përfshirëse “Tech Heroes” zbulon talentet e teknologjisë informative

Postuar me: 13/03/2021

Foto gjate punes ne Tech Heroes

Tech Heroes është garë në fushën e teknologjisë informative, garë kjo e cila mledh më shumë se 160 pjesëmarrës, të cilët përgjate përiudhes 6 mujore do të punojnë në zhvillimin e aplikacioneve të ndryshme për të zgjedh probleme te ndryshme shoqërore.

E vecanta e kësaj gare është që përfshin të rinjë nga të gjitha etinicitetet në Kosovë. Këta të rinjë të komuniteteve të ndryshme janë bashkuar me një qëllim të përbashkët, krijimin e zgjidhjëve teknologjike e cila bën ndryshim positiv në shoqëri.

Përveç kësaj, në kuadër të projektit ne do të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për ekipet fituese të edicioneve 2 dhe 1 të Tech Heroes, si dhe çdo pjesëmarrës që ka treguar potencial. Ky edicion i Tech Heroes për shkaqe të situatës së COVD19 do të planifikohet të mbahet në dy mënyra: online dhe fizikisht, me të dy planet operative në vend, dhe realizimi i tyre do të bëhet në varësi të vendimeve që merr qeveria për kufizime dhe duke u kujdesur për sigurinë dhe mrbojtjen e secilit pjesëmarrës. Natyrisht që për bashkëveprimin fizik do të ketë kujdes të veçantë në distancë, si dhe kërkesat e duhura të higjienës për një bashkëveprim social sa më të sigurt.
Si një projekt që synon të rris ndërveprimin shoqëror mes grupeve të ndryshme etnike, në këtë edicion do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë ndërveprimeve shoqërore dhe për secilën fazë të projektit do të krijojmë më shumë mundësi për ndërveprim kuptimplotë, duke paraqitur mekanizma që do të kërkojnë që pjesëmarrësit që të jenë më aktiv në grupet e tyre.
Gjithashtu, ajo që dimë është se do të na duhet të punojmë me të gjithe pjesëmarrësit, veçanërisht me ata të minoriteteve për të gjeneruar sa më shumë informacione në komunitetet e tyre. Besimi i komunitetit do të jetë gjithashtu përgjegjësi për mësuesit që janë pjesë e minoriteteve. Kjo do të bëhet duke siguruar në fillim të Tech Heroes - hashtags, duke kërkuar nga ata të postojnë në rrjetet e tyre sociale sa më shumë që është e mundur, madje t’i nxiti duke ofruar çmime surprizë për ato më aktivet.
Për secilën fazë në propozojmë ndryshimet e mëposhtme. Ndryshimet janë prezantuar si përmirësime për një përfshirje më të lartë të pakicave, ndërveprim të përmirësuar dhe cilësi të përgjithshme të pjesëmarrësve.
Gjithnjë me ndikimin e rritjes së teknologjisë në jetën tonë, roli ynë në shoqëri po ndryshohet. Ekziston një nevojë e konfirmuar për individë të pajisur me aftësi të shekullit 21(të njohur gjithashtu si aftësi dixhitale) për të trajtuar këtë epokë të re. Shekulli 21 është për të ripërcaktuar tregun e punës, profesione të reja po krijohen, përderisa disa profesione do të zhduken shumë shpejt për shkak të teknologjisë. Punët që kërkojnë detyra të përsëritshme dhe rutinore janë shumë të rrezikuara të zëvendësohen nga teknologjia, dhe punët që kërkojnë mendim kritik, zgjidhje të problemit, kreativitet dhe komunikim do të jenë në rritje. Ky ndryshim gjithashtu tregon se sistemi ynë arsimor duhet të përmirësohet për të përmbushur këto nevoja të ardhshme të tregut.
Tregohet historikisht se sistemet arsimore janë të ngadalta në ndryshime, dhe për këtë arsye aktivitetet që i ekspozojnë të rinjët në përvoja kreative duhet të mbështeten fuqimisht si një kanal arsimor alternativ dhe si një forcë pozitive që shtyen shkollat drejt metodave të reja. Ura që sistemet aktuale të arsimit e krijojnë për tregun e punës vazhdon të jetë e kufizuar. Në Kosovë, zbrazëtira midis arsimit dhe industrisë është sepse vetëm 12% e të rinjve mendojnë se përvoja universitare ndihmon në gjetjen e një pune dhe sipas institutit GAP, 92.6% e bizneseve kanë rekrutuar në tre vitet e fundit, 82.1% prej tyre kanë pasur vështirësi të gjejnë punëtorë kompetent.
Duke pasur parasysh se të rinjët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë së Kosovës(Agjensia e Statistikave të Kosovës, 2013), sigurimi i një arsimi cilësor është një investim që s’duhet lënë anash për të ardhmen e popullatës dhe vendit. Edukimi mund të përdoret për të përmirësuar aftësitë dhe mentalitetin e një grupi të ardhshëm të punës dhe si i tillë të kontriboj në zhvillimin e shoqërisë. Për më tepër, në zhvillimin e veçantë shoqëror të Kosovës, edukimi mund të përdoret për të trajtuar një segment tjetër po aq të rëndësishëm - pajtimi ndëretnik. Pavarësisht se Kosova po ndërtohet mbi një premisë multietnike, përbërësi multietnik në identitetin e ri të Kosovës vazhdon të jetë jashtëzakonisht i kufizuar (Maloku et al., 2016). Grupet etnike, veçanërisht shumica etnike shqiptare dhe pakica etnike serbe, vazhdojnë të ndiejnë se identiteti i tyre etnik po kërcënohet nga identiteti gjithëpërfshirës kosovar dhe ky kërcënim merr një TOLL në marrëdhëniet ndëretnike të trazuara në vend.

Gjatë kësaj fundjave,këta të rinjë janë takuar për të punuar në idetë e tyre me mbështetjën e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. Inciativa te tilla, si modele të reja të edukimit jo-formal po tregojnë rezultate jashtëzakonisht efektive në zhvillimin e shkathësive të nevojshme në fushën e IT. Projekti i Tech Heroes është i mbeshtetur nga Ambasada Britaneze në Kosovë, si dhe implementohet nga IOM (Organizata per Migrim dhe Integrim) dhe Akademia jCoders.