Duration: 1 dite
Ekipet që janë të sukseshme në krijimin e projekteve funksionale do të jenë pjesë e garës finale, projekti i tyre do të vlerësohet nga juria profesionale.
Duration: 1 muaj
Qëllimi i këtij trajnimi të përgjithshëm është që të u ofrojmë pjesëmarrësve njohuri fundamentale në programim dhe të vlerësojmë përkushtimin dhe interesin e tyre për tu bërë një Hero i vërtetë i teknologjisë
Duration: 1 javë
Gjatë Design Thinking, pjesëmarrësitë mësojnë rreth teknikave që ju ndihmojnë atyre në zgjidhje të problemeve. Ata trajtojnë një problem në komunitetin e tyre dhe mendojnë për një ide e cila do të ishte kontributë për zgjidhjen e atij problemi. Vetëm idetë më të mira do të arrijnë të kalojnë në fazën tjetër.
Duration: 2 muaj
Përveç trajnimeve të avancuara në teknologji pjesëmarrësitë kanë mundësi që të marrin pjesë në sesione të trajnimeve të specializuara sikurse janë për mediat sociale, zhvillimin e biznesit, UI/UX, Adobe Illustrator, FireBase e të tjera.
Pjesëmarrësitë mësuan si të përdorin mjete për të bashkëpunuar dhe oraganizuar punën sikurse është GitLab. Ata përgatiten për fazën tjetër, ku marrin përsipër role dhe përgjegjësi në implementimin e projektit.
Duration: 3 muaj
Gjatë fazës së implementimit, pjesëmarrësve ju kërkohet që të sillen njejtë sikurse në një ambient pune, ata duhen që të marrin pjesë në takime dhe të marrin detyra e përgjegjësi. Çdo anëtar i grupit ka një rol specifik dhe detyra specifike të cilat duhet të i ekzekutoj në mënyrë që ekipi të siguroj dorëzimin e projektit final.